Shkup, 13 dhjetor – KSHZ do të vazhdojë të punojë derisa nuk konstatohen dorëheqjet e anëtarëve të saj në Dhomën legjislative, thonë në KSHZ.
Ata paralajmërojnë se të premten është caktuar seancë ku duhet të miratohen procesverbale nga seancat e mëparshme.
Siç thonë në KSHZ, edhe sot në këtë institucion puna funksionon pa pengesa edhe krahas asaj se tetë anëtarë të saj nën presionin e publikut dhanë dorëheqje shkaku i bonuseve të larta që i kanë ndarë vetes.