KSHZ-ja do të vendosë rreth ankesave për referendum

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pasdite në seancë publike do të vendosë rreth ankesave të parashtruara të procedurës për votim dhe procedurës për grumbullimin dhe vërtetimin e rezultateve nga votimi i referendumit.

Anëtarët e KSHZ-së do t’i shqyrtojnë edhe procesverbalet nga seanca e 20-të dhe 30-të e Komisionit.