Shkup, 20 tetor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i refuzoi të gjithë ankesat e dorëzuara për raundin e parë nga Zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën. Zëdhënësja e KSHZ-së Lupka Guguçevska deklaroi se seanca ka përfunduar mëngjesin e sotëm dhe se janë refuzuar të gjithë ankesat. Deri te KSHZ-ja janë dorëzuar 46 ankesa prej të cilëve 43 kishte dorëzuar VMRO-DPMNE, por para fillimit të seancës së djeshme janë tërhequr tre dhe një gjatë seancës. Pas një ankese dorëzuan edhe TMRO, Aleanca për Shqiptarët dhe E Majta. Kundër vendimit të KSHZ-së mund të dorëzohet padi deri te Gjykata Administrative, në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit, ndërsa Gjykata Administrative, madje, pas pranimit të ankesës, është i detyruar të marrë vendim në afat prej 48 orëve. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor.