Shkup, 15 dhjetor – Komisioni Shtetëror Zgjedhore ka hedhur poshtë ankesën e parë të koalicionit “Rilindje me BESË”, e cila ditë më parë, në zyrat e KSHZ-së kishte dorëzuar ankesë lidhur me disa vendvotime në Njësinë zgjedhore 2 dhe në Njësinë zgjedhore 6, shkruan gazeta KOHA. Konkretisht, bëhej fjalë për vendvotime në fshatin Llojan të Komunës së Likovës, në Haraçinë, si dhe vendvotime në disa fshatra të Tetovës. Në rrjedhë e sipër KSHZ po shqyrton ankesat tjera të Besës, ndërsa më pas do të vijojnë ata të LSDM-së në Njësinë e 6 zgjedhore. Në ndërkohë, KSHZ po pret përfaqësuesin e Besës për ta mbrojtur ankesën e dytë, pasi aneëtarët e KSHZ votuan pro debatit për rishqyrtim të ankesës lidhur me një vendvotim në Haraçinë.