KSHZ duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor në Komisionet komunale zgjedhore

Shkup, 17 prill – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më së voni sot duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale në tre komuna. Sipas librit të afateve të Komisionit materiali dorëzohet më së voni në afat prej 72 orësh para ditës për përcaktimin e zgjedhjeve.

Sonte në mesnatë skadon edhe afati në të cilin votuesit të cilët ditën e votimit ndodhen në mbajtjen e masës arrest shtëpie mund ta paraqiten në Komisionet Komunale Zgjedhore.

Ata, sikurse edhe personat e sëmurë dhe të pamundur, personat të cilët janë shpërngulur brenda vendit dhe personat të cilët ndodhen në institucionet ndëshkuese përmirësuese votojnë më 20 prill, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Më 20 prill votojnë edhe votuesit të cilët në ditën e zgjedhjeve janë për punë të përkohshme ose qëndrojnë jashtë vendit.

Gjatë ditës së sotme në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve votojnë anëtarët e Këshillave zgjedhorë në Përfaqësitë diplomatiko-konsullore edhe atë në periudhën prej orës 7 deri në orën 19.