Në pajtim me ndryshimet më të reja të Ligjit për financim të partive politike, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) tashmë është i obliguar të veprojnë në ciklin e ardhshëm zgjedhor, gjegjësisht ta bëjmë më transparent procesin e dorëzimit të raporteve. Raportet do të përpilohen nga të dhëna të besueshme, siç kërkon ligji, me qëllim që të tejkalohen të gjitha dyshimet rreth financimit të partive politike.
Këtë sot e deklaroi kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski para fillimit të tryezës së rrumbullakët me temë “Revizion të financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore”.
“Janë të ndryshme mendimet nëse ky ndryshim është i mirë apo i keq, në kuptim nëse kur merrni më shumë para nga buxheti për financimin e aktivitetit të politik njëkohësisht merrni edhe obligim të jeni më transparent në shpenzimin e atyre parave, ndërsa edhe organet të cilat janë të obliguara, në rastin Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, do të mund në mënyrë më transparente dhe më të besueshme t’i konfirmojë raportet, gjegjësisht t’i verifikojë raportet të cilat i dorëzojnë partitë politike”, tha Derkovski.
Shtoi se është mirë që me ndryshimet e ligjit janë ulur shumat për donacione nga personat fizikë dhe juridikë. “Edhe pse ne si KSHZ nuk mund të ndikojmë në ato vendime, por mendoj se do të bëjmë gjithçka që të përmirësohet procesi i dorëzimit të raporteve dhe ata të jenë më të besueshme”, tha Derkovski.
Kryetari i PLD-së dhe deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Goran Milevski deklaroi se në përgjithësi me ndryshimet e Ligjit për financimin e partive politike po përmirësohet zgjidhja ligjore sepse partitë politike tani nuk do të jenë të varura nga kompanitë private, nga kapitali privat.
Konsideron se tani donacionet në këtë masë nuk do të nevojiten sepse në fushatën zgjedhore shteti do ta mbulojë reklamimin në hapësirën mediatike që, siç tha, ishte shpenzim më i madh për partitë politike. Sipas tij, transparenca tani di të jetë më e madhe sepse ulet shuma të cilat kompanitë private do të mund ta donojnë.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Milevski përkujtoi se tani për VMRO-DPMNE-në udhëhiqet rast nga PSP-ja për financim të paligjshëm të partive politike. Shfaqi shpresë se shteti juridik do të funksionojë për të gjithë dhe se do të ketë zgjidhje gjyqësore në atë kontest, ndërsa partitë politike do të fillojnë të sillen pak me me shumë përgjegjësi dhe më seriozisht.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 25 korrik të këtij viti me procedurë të shkurtuar i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për financimin e partive politike, i cili përmban dispozita me të cilat propozohet saktësim të dispozitave që kanë të bëjnë në financimin, kontrollin e mjeteve financiare të partive politike dhe gjobave për shkeljen e dispozitave nga ky ligj.