Shkup, 12 nëntor – Votimi në vendvotimin 2901 në komunën e Çairit ku rivotohet në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale po zhvillohet pa ndërprerë dhe pa probleme dhe deri në orën 13 në votim kanë dalë 20,86 për qind e votuesve të regjistruar.
Zëdhënësja e KSHZ-së Lupka Guguçevska në pres konferencë informoi se deri në orën 13 mga gjithsej 719 votues të regjistruar në votim kanë dalë 150, gjegjësisht 20,86 për qind.
Ajo përkujtoi se votuesit e regjistruar nga Vendvotimi 2901 edhe sot kanë mundësinë nëse është shkelur e drejta e tyre zgjedhore të parashtrojnë ankimim në KSHZ në një afat prej 24 orësh dhe njoftoi se deri tani në KSHZ nuk është parashtruar asnjë ankimim i këtillë.
Qytetarët, siç tha, në dispozicion edhe sot e kanë linjën telefonike të KSHZ-së për paraqitjen e parregullsive 0800 555 44.
Pres konferenca e ardhshme e KSHZ-së është në orën 18. Në të do të kumtohen të dhëna për jehonën e votuesve deri në orën 17, si dhe azhurnimi i informatave për vijimin e votimit. Në këtë konferencë shtypi do të kumtojnë edhe se nëse do të kenë konferencë të ardhshme për shtyp.