KSHZ: Deri më sot 2.658 qytetarë i kanë kontrolluar të dhënat në Listën zgjedhore

Shkup, 17 gusht – Deri më sot në mesditë 2.658 qytetarë i kanë kontrolluar të dhënat e tyre në Listën zgjedhore në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), ndërsa përmes ueb faqes së Komisionit gjegjësisht në mënyrë elektronike këtë e kanë bërë 11.481 qytetarë.

Në seancën e sotme të KSHZ-së sot është potencuar se kontrolli, që zgjat deri më 23 gusht në mesnatë, po zhvillohet pa probleme.

Paralelisht po rrjedhë edhe paraqitja e mërgimtarëve për votim në referendum. Deri më sot gjithashtu në mesditë për prononcim në PDK-të tona janë paraqitur 1.112 shtetas nga Maqedonia. Prej tyre 1.088 janë pranuar. Midis PDK-ve ku ka më shumë të paraqitur janë Berni – 87, Vjena 69, Londra, Berlini…

Kryetari i KSHZ-së Oliver Denkovski theksoi se tani për tani në krahasim me zgjedhjet parlamentare ka dinamikë më të vogël të paraqitjes së shtetasve të Maqedonisë në vendet e huaja për referendumin, por shfaqi shpresë që deri në përfundim të paraqitjes më 23 gusht kjo do të ndryshojë.

Seanca e KSHZ-së është në vijim dhe po plotësohen vendet e zbrazëta në komisionet zgjedhore komunale.