Deri në ora 17 në zgjedhjet lokale kanë votuar 49 për qind e votuesve të regjistruar në nivel të Republikës së Maqedonisë, kanë informuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Sipas zëdhënëses së KSHZ, Lupka Gugutçevska në Shkup dalja ka qenë mbi 50 për qind, ashtu që në Aerodrom ka qenë 55 për qind, në Gjorçe Petrov 54 për qind, në Karposh 57 për qind, në Kisella Vodë 53 për qind, Çair 43,2 për qind etj. Në komunat tjera më të mëdha, në Manastir dalja deri në ora 17 ka qenë 50,3 për qind, në Veles 51,2 për qind, në Gostivar 40 për qind, në Kërçovë 48 për qind, në Strugë 43 për qind, në Strumicë 51 për qind. Dalje më të madhe ka patur në Vevçan me 72 për qind, ndërsa dalje më të ulët ka patur në Mavrovë dhe Rostushë prej 31 për qind.