Shkup, 25 shkurt – Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski, apeloi deri te qytetarët letërnjoftimet e të cilëve janë gati, sa më shpejtë t’i marrin. Filloi edhe grumbullimi i nënshkrimeve për listat e pavarura për deputetë, ndërsa në vend, vite me radhë, nuk ka ndodhur që kandidat pa mbështetjen e partive të dalin në zgjedhje për deputet. Si arsye për këtë e theksoi modelin zgjedhor që i favorizon blloqet më të mëdha politike.
Nesër fillon shqyrtimi publik i Listës zgjedhore edhe në përfaqësitë diplomatike-konsullore të vendit për qytetarët që jetojnë jashtë vendit. KSHZ, përmes MPJ i dorëzoi edhe deri te zyrat konsullore certifikatat e veçanta nga Lista zgjedhore për personat që punojnë ose qëndrojnë përkohësisht në vendet e huaja.
“Mbi 38 mijë qytetarë ende nuk i kanë marrë dokumentet. Nëse nuk i marrin, nuk do të mund të votojnë në zgjedhje. Kësaj here edhe qytetarët duhet të përmbushin detyrën e vet. Ne si KSHZ do të bëjmë përpjekje maksimale që të gjithë të realizojnë të drejtën e tyre qytetare. Nuk mund askush të votojë pa dokument valid”, theksoi Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së.(koha.mk)