KSHZ: 723 persona të infektuar me Covid-19 dhe në vetizolim kanë shfrytëzuar të drejtën e votës

34

Shkup, 13 korrik – Gjithsej 723 persona të sëmurë me Covid-19 ose në vetizolim kanë shfrytëzuar sot të drejtën e tyre të votës, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Kreu i KSHZ-së, Oliver Derkovski sqaroi se më herët ishte paralajmëruar që sot do të votojnë 759 persona, por që sipas numri i ankesave nga qytetarët ka bërë që ky numër të ndryshojë.

KSHZ njofton se nuk do të publikojë rezultate nga votimi i sotëm dhe votimi i nesërm por që do të bëhen të ditura vetëm numrat e pjesëmarrësve.

“Nga votimi i sotëm, publikojmë vetëm pjesëmarrjen, jo numrat. Fletëvotimet mbeten të mbyllura në zarfe, të cilat gjenden në kutitë e votimit. Kështu do të jetë edhe gjatë votimit të nesërm. Konfidencialiteti është i garantuar dhe nuk ka asnjë mënyrë për të hapur këto fletëvotime, e as të kontrollohet se kush për kë ka votuar. Të gjitha këto fletëvotime do të mbesin të mbyllura së bashku me fletëvotimet e 15 korrikut dhe të njëjtat nuk do të hapen deri në fund të procesit të votimit, tha Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

Në zgjedhjet e 10 parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të drejtë vote kanë një milion e 814 mijë e 263 qytetarë. Nesër do të votojnë të sëmurët kronik, numri i të cilëve është 8.852, të burgosurit prej gjithsej 13 institucioneve ndëshkimore numri i të cilëve është 1.657 si dhe gjashtë persona të zhvendosur brenda vendit. Në 17 shtëpi pleqsh të drejtën e votës pritet ta realizojnë 357 votues.

Comments are closed.