KSHZ: 27 kandidatë për kryetar komune i grumbulluan nënshkrimet për zgjedhjet lokale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot kumtoi se numrin e nevojshëm të nënshkrimeve e kanë grumbulluar 27 kandidatë të pavarur për kryetar komune dhe 47 lista të kandidatëve për anëtarë të këshillave. Afati për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura përfundoi mbrëmë në mesnatë, ndërsa nënshkrime tubuan 27 kandidatë për kryetarë komunash në 16 komuna dhe 48 lista të këshilltarëve në 21 komuna.

Zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska në konferencë shtypi tha se nënshkrime në listat e kandidatëve për kryetar të komunave janë grumbulluar për 22 komuna edhe atë Manastir, Bërvenicë, Vallandovë, Vevçan, Gradski, Debarcë, Dojran, Zërnovc, Kavadar, Mavrovë dhe Rostushe, Makedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Novac, Ohër, Petrovec, Probishtip, Radovish, Rankovc, Qendër, Çashkë dhe Çuper Sandevë.

Nënshkrime për listat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit janë grumbulluar në 27 komuna edhe atë Manastir, Bogdanc, Gjevgjeli, Gradsko, Debarcë, Dojran, Dollnen, Zërnovc, Kavadar, Karbinc, Kërçovë, Koçan, Krivogashtan, Krushevë, Mavrovë dhe Rostushe, Makedonski Brod, Mogilla, Negotinë, Novaci, Ohër, Petrovec, Probishtip, Radovish, Rankovc, Nagoriçan i Vjetër, Çuçer Sandevë dhe Shtip.

Guguçevska përkujtoi se afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash dhe anëtarë të këshillave skadon më 14 shtator në mesnatë, ndërsa deri më tani nuk e ka dorëzuar asnjë kandidaturë për zgjedhjet lokale 2017 të caktuara për 15 tetor.

KSHZ akoma i pret të dhënat për atë se sa komisione komunale zgjedhore i kanë llogaritë e bllokuara ose cilat do të kishin vështirësi me financimin e zgjedhjeve lokale. Sipas Guguçovskit, këto të dhënat pritet të arrijnë tek ta gjatë kësaj jave.