Shkup, 24 janar – Komision i Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit nga muaji mars deri në muajin shtator ka hapur 1 mijë lëndë. Numër i madh i tyre janë shqyrtuar ndërsa gjithashtu pjesë më e madhe e tyre janë ndaluar pasi që nuk janë gjetur elemente të korrupsionit. Ky është raporti i parë nga monitorimi i punës së Komisionit Antikorrupsion. Misha Popoviq nga Societas Civilis, antikorrupsionerëve ju rekomandon fokusim në lëndë.
“Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit punon me resurse shumë të limituara, për këtë patjetër duhet të gjejnë mënyrë se si të punojnë atë që është më e rëndësishme. Sepse edhe hulumtime tjera që merren me Antikorrupsionin vërtetuan se nga ato 20 persona jo të gjithë punojnë në lëndë të korrupsionit. Flasim për një ekip përafërsisht të vogël por edhe ky ekip i vogël duhet të gjejë atë që është më e rëndësishme që të përpunohet dhe që do të demonstrojë se ka një udhërrëfyes në luftën kundër korrupsionit, që për momentin nuk është i dukshëm”, tha Misha Popoviq nga Societas Civilis.
Numri më i madh i lëndëve që janë trajtuar dhe që janë sjellë vendime janë nga fusha e arsimit dhe shërbimeve publike.
“Lidhur me partitë politike, pjesa më e madhe e rasteve janë formuar gjatë kohës së zgjedhjeve, respektivisht janë paraqitur ankesa në kohën e zgjedhjeve presidenciale dhe atyre lokale dhe tek një pjesë e madhe e tyre, dyshimet për korrupsion dhe për konflikte të interesit konsiderohen si të pabaza. Për gjyqësorin, një pjesë e vendimeve që janë marrë kanë të bëjnë me punësimet në gjyqësor”, deklaroi Martina Ilievska njëashtu nga Societas Civilis.
Ndërsa dje, sipas të dhënave të Transparency International vendi jonë radhitet i 106 si një ndër vendet më të korruptuara në botë nga gjithsej 180. Misha Popoviq nga Societas Civlis thotë se kjo tregon se vendi jonë nuk ka bërë shumë në luftën kundër korrupsionit.(koha.mk)