Shkup, 3 maj – Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) pas analizës së bërë të 10 lëndëve për procedurë për punësim prej viti 2004 deri vitin 2019, në seancën e sotme ka konstatuar elemente për nepotizëm ose ndikim gjatë punësimit të personave të afërt.
Lidhur me këto lëndë, ku shfrytëzohej e drejta diskrecionale e drejtorëve në institucione në pajtim me Ligjin për marrëdhënie pune për zgjedhje gjatë punësimeve, e nuk ekzistojnë në pjesën më të madhe edhe dokumentet për selektim të kryer në bazë të pikëve dhe rang-listës, KSHPK nuk ka kompetenca dhe mundësi që të ngrit procedurë. Megjithatë, Komisioni antikorrupsion, prej ku potencojnë se bëhet fjalë për “sundimin përmes së drejtës”, do të kërkojë ndryshime në Ligjin për marrëdhënie pune, për shkak se lë hapësirë, respektivisht gjeneron nepotizëm, si dhe përjashtim të agjencive për punësime të përkohshme në sektorin publik, si një nga ventilët, siç thanë, për përkujdesjen e personave të afërt.
Katër raste, prej këtyre 10, kanë të bëjnë me AEK, nga njhë rast është për ELEM dhe Telekom, dy lëndë janë për regjistrin qendror, një për NP Ujësjellësi dhe kanalizimi- Shkup dhe një rast për QMK. për një punësim në MPB, KSHPK-ja pret informata shtesë.
Nga rastet konkrete të shqyrtuara, potencohen punësimet e vajzave të ish kryetares së Gjykatës kushtetuese Elena Gosheva, Sllobodanka Gieva në T-mobile të atëhershëm, e cila në vitin 2017 u avancua në drejtoreshë për resurse njerëzore dhe rregullativa dhe Bojana Gosheva në AEK.
Mes të përmendurve ishte edhe Hristina Bozhinovska, e punësuar në AEK, bashkëshortja e Kiril Bozhinovskit, ish sekretar i përgjithshëm në Qeveri. Motra e ish ambasadorit Andrej Lepavcov, Dragica Lepavcova, po ashtu, e punësuar në AEK. Në QMK u punësua babai i Igor Janushevit, Luben. Në NP Ujësjellës dhe kanalizimi – Shkup u punësua kusherira e Antonio Milloshoskit, në vitin 2007/2008 kur ka qenë ministër, u punësua edhe kusheriri i tij Stanko Korunovski në Regjistrin qendror. Vëllau i Anastasia Ilievskës, e cila në vitin 2008 ka qenë këshilltare për siguri në kabinetin e presidentit u punësua në Regjistrin qendror në Prilep.
KSHPK paraprakisht i refuzoi pesë ankesat e parashtruara nga sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, si parti, pjesëmarrës/organizator në fushatë zgjedhore.
Ankesa e parë është kundër Ndërmarrjes komunale publike Gazi Babë 2007, tjetra kundër kryetarit të komunës së Gazi Babës, Shkup, ndërsa e treta kundër kryetarit të komunës së Shuto Orizarës. Ankesa e katërt e parashtruar deri te KSHPK është kundër kryetarit të komunës së Kisella Vodës, ndërsa e pesta kundër kryetarit të Qytetit të Shkupit.