Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme ka hapur dy lëndë kundër liderit aktual të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Njëra, pas informatës së arritur nga zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov, të cilit i kanë bërë thirrje të parashtrojë deri te Komisioni të gjitha të dhënat me të cilat disponon, është për marrjen e 33.000 metrave katrorë tokë shtetërore për ndërtim të hidrocentraleve dhe ndarjen e koncesioneve për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike me ndërtimin e hidrocentraleve të ndërmarrjes “Energotek” SHPK Shkup.
E dyta, njëjtë sipas informatës së arritur, është se në shtator të vitit 2016 Mickovski u emërua për drejtor të SHA ELEM nga ana e Këshillit mbikëqyrës, e në të njëjtën kohë ka vazhduar të jetë edhe bashkëpunëtor i jashtëm – këshilltar i kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski nga sfera e energjetikës.
Këto dy lëndë, konstatoi KSHPK janë shembull klasik i keqpërdorimit të funksioneve dhe përplasjes së interesave.(koha.mk)