Shkup, 17 shtator – Komisioni antikorruptues do të kërkojë nga Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë ta ndërpresë marrëveshjen për blerje të hapësirave të ish presidentit Gjorgji Ivanov dhe t’i japë zyra në pronësi shtetërore.
Kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska në seancën e sotme të KSHPK-së tha se hapësirat e tanishme të ish presidentit janë zgjedhur në një procedurë jotransparente dhe janë marrë nga një person i afërt. Për një muaj sipas Ivanovskës për të gjitha shpenzimet paguhen rreth 4,500 euro, pa pagat e të punësuarve.
Ivanovska tha se në një shtet të vogël dhe të varfër si shteti jonë shpenzohen shumë mjete për ish presidentët, ndërsa nuk ka as kufizime se sa vjet duhet t’u mbulohen shpenzimet pas përfundimit të mandatit të tyre, siç është në një numër të madh të shteteve në rajon dhe më gjerë. Ata, siç tha ajo, madje nuk dorëzojnë as raport se ç’farë aktivitete kanë pasur ose kanë.
Sipas llogaritjeve të Komisionit Antikorruptues, për dhjetë vjet për ish presidentët janë shpenzuar një milion e nëntëdhjetë mijë e 580 euro.
Për ato arsye KSHPK gjithashtu propozon të dorëzohet iniciativë te Gjykata Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë për Ligjin dhe të dorëzohet iniciativë te Kuvendi për rihulumtim të vendimeve ligjore për sa i përket kufizimit të kohëzgjatjes së privilegjeve të ish presidentëve.
KSHPK sot debaton edhe për çështje tjera.