KSHPK do ta monitorojë procesin zgjedhor, përkujton rregullat dhe obligimet ligjore për institucionet

0

Shkup, 18 shkurt – Asnjë procedurë për punësimin e personave të rinj ose procedurë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës nëpër institucionet shtetërore dhe publike nuk mund të fillohet, ndërsa procedurat e filluara mbahen në pritje, përveç në rastet të çështjeve urgjente dhe që nuk mund të shtyhen, njoftoi Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në faqen e saj të internetit me rastin e sjelljes së vendimit nga kryetari i Kuvendit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë e në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriore.

KSHPK i informon ministritë, njësitë e vetëqeverisjes lokale, fondet, agjencitë, drejtoritë, ndërmarrjet publike, organet rregullatore, ndërmarrjet tregtare në pronësi të shtetit dhe institucionet e tjera të themeluara nga shteti, si dhe opinionin, që nga dita e sjelljes të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjes së deputetëve në Kuvend dhe zgjedhjen e Qeverisë, nuk mund të fillohet ndërtim me mjete nga buxheti ose nga fondet publike apo me mjete të ndërmarrjeve publike dhe personave të tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror në objekte të reja në infrastrukturë siç janë rrugët, ujësjellësi, largpërçuesit, kanalizimi, fushat e sportit dhe ndërtesa të tjera sociale ose shkolla, kopshte për fëmijë dhe objekte të tjera, përveç nëse këtë dedikim paraprakisht janë siguruar mjete nga buxheti, gjegjësisht punohet në realizimin e programit të miratuar në bazë të ligjit të vitit vijues.

“Nuk mund të bëhen pagesa të pagave, pensioneve, asistencës sociale ose pagesa të tjera dhe kompensime materiale nga mjetet buxhetore ose nga mjetet publike që nuk janë pagesa mujore të rregullta, gjegjësisht të gjitha transferimet dhe pagesa njëvjeçare ose transferimet e njëfishta nga mjetet buxhetore ose mjete nga fondet publike nuk mund as të tjetërsohet kapitali shtetëror dhe as për të nënshkruhen marrëveshje kolektive”, qëndron në kumtesën e publikuar nga KSHPK.

Nga Antikorrupsioni theksojnë se rastet e çështjeve urgjente dhe që nuk mund të shtyhen janë punësimet me afat të caktuar për të zëvendësuar një punëtor që mungon për shkak të sëmundjes së zgjatur ose mungesës, vdekjes së një punonjësi, kryerjes së punëve sezonale për të cilat numri i kërkuar i personave është përcaktuar paraprakisht janë siguruar mjetet përmes programeve vjetore, si dhe punësimi në afat të caktuar i stafit mësimdhënës për zhvillim të papenguar të procesit arsimor.

Në periudhë prej 20-të ditëve para fillimit të fushatës zgjedhore deri në përfundimin e procesit zgjedhor të deputetëve dhe zgjedhjen e Qeverisë, nënvizojnë nga KSHPK, nuk mund të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose lëshimit në përdorim të objekteve me mjete nga Buxheti ose . fondet publike, apo me mjete të ndërmarrjeve publike ose personave të tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror, në infrastrukturën e rrugëve, ujësjellës, largpërçues, kanalizime, fusha sportive dhe ndërtesa të tjera sociale ose shkollore, kopshte për fëmijë dhe objekte të tjera.

“Me ndalesë të mbajtjes së ngjarjeve publike nuk nënkuptohet, veçanërisht: dhënien e deklaratave publike e bartësve të funksioneve publik ose kandidati për bartës të funksionit publik në tubim,  intervistë për media, debat në media ose përgjigje për pyetje të gazetarëve. Për nevojat e fushatës zgjedhore, ndalohet përdorimi i hapësirës së zyrave, pajisjeve për zyra dhe automjetet zyrtare të organeve shtetërore, përveç personave që kanë të bëjnë me rregulla të posaçme për mbrojtjen e personit. Ndalohet tentimi për presion dhe frikësim i votuesve apo anëtarëve të familjeve të tyre apo personave të afërt me ato”, sqarohet në njoftimin e publikuar KSHPK.

KSHPK, thekson, do ta monitorojë tërë procesin zgjedhor dhe në rast të bazave për dyshim se shkelet ligji do të ndërmarrë masa për konfirmimin e dyshimeve tilla, do t’i informojë organet kompetente dhe do të kërkojë ndërmarrjen e aktiviteteve në kuadër të veprimit të tyre kompetent.

“Mosrespektimi i ndalesave të konfirmuara në nenet 34 dhe 35 nga Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konflikt interesash edhe nenet 8-a dhe 8-b nga Kodi Zgjedhor, KSHPK do t’i vlerësoj për përgjegjës personat përgjegjës të organeve shtetërore dhe subjekteve tjera, ndërsa në rast të shkeljeve dhe keqpërdorimeve do të ndërmarrim aktivitete përkatëse dhe masa në pajtim me ligjin”, paralajmërojnë nga KSHPK.

Në periudhën e ardhshme të zbatimit të aktiviteteve që kanë të bëjnë me zgjedhjet e parakohshme, sqarohet në njoftim, KSHPK në pajtim me dispozitat nga Ligji i ri për parandalimin e korrupsionit dhe konflikt interesash nuk ka bazë për të dhënë mendime pas kërkesave të dorëzuara për mendime lidhur me mënyrën e veprimit të vetëqeverisjes lokale, fondet, agjencitë, drejtoritë, ndërmarrjet publike, trupat rregullator, shoqëritë tregtare të themeluara nga shteti dhe institucione të tjera të themeluara nga shteti gjatë procesit zgjedhor.

Nga KSHPK thonë se në funksion të monitorimit dhe kontrollit të ligjshmërisë së financimit të fushatës zgjedhore dhe procesit të përgjithshëm zgjedhor, do të realizohet bashkëpunim i drejtpërdrejtë me mediat, shoqatat civile dhe me qytetarët dhe për këtë qëllim e inkurajon tërë opinionin në kohë t’i paraqes rastet konkrete të shkeljeve të ndalesave të konfirmuara në Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konflikt interesash dhe Kodin Zgjedhor. 

Comments are closed.