Shkup, 14 mars – Të gjithë personat e interesuar më të vjetër se 25 vjet dhe kanë mbaruar së paku shkollën e mesme nga sot deri më 30 mars mund të lajmërohen në konkursin për trajnim pa pagesë të kujdestarëve të personave të moshuar dhe të pafuqishëm që e nënshkroi Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit.
Personat që do ta vizitojnë trajnimin do të marrin certifikatë të verifikuar për kujdestarë të personave të moshuar dhe të pafuqishëm.
“Kandidatët duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë, të jenë më të vjetër se 25 vjet, të kenë aftësi të përgjithshme psiko-fizike të punës, të kenë të mbaruar së paku shkollën e mesme, të jenë të motivuar për punë me persona të moshuar dhe të pafuqishëm”, kumtoi Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit.
Kandidatët e interesuar mund të paraqiten në e-mailin:skopje.starilica@