Kryqi i Kuq me katër ekipe për ballafaqim me valë të ngrohta

21

Shkup, 27 qershor – Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, me përkrahje të Qytetit të Shkupit përgatiti plan aksional për aktivitete në terren për ballafaqim me valë eventuale të ngrohta. Nga katër ekipe mobile prej 11 deri ora 17 do të patrullojnë nëpër rajonin qendror të qytetit dhe në stacionet më të mëdha të autobusit.   “Në pajtim me përvojat nga vitet paraprake, ekipet mobile të përbëra nga mjekë do të patrullojnë nëpër qytetin e Shkupit, do të distribuohet ujë, flaerë me këshilla, do të matet shtypja e qytetarëve, të cilët do të ankohen në probleme, ndërsa për rastet më të vështira do të sigurohet edhe transport deri te institucioni më i afërt mjekësor ose deri te shtëpia e personit”, thuhet në kumtesën e Kryqit të kuq. Për aktivitetet gjatë periudhës së ardhshme do të angazhohen 40 vullnetarë nga Ekipi për përgjigje gjatë katastrofave, 10 vullnetarë nga Ekipi për shpëtim në male dhe pesë automjete, prej të cilave katër do të patrullojnë nëpër qytet, ndërsa dy gjatë vikendeve do të jenë kujdestare në stacionet malore për shpëtim Vodno dhe Matkë.

Comments are closed.