Shkup, 25 korrik – Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë hapi xhiro llogari në të cilën të gjitha subjektet e interesuara juridike dhe qytetarët do të mund të kyçen në aksionin për ta ndihmuar popullatën e cila pësoi nga zjarret në Greqi.
Donacione në të holla të interesuarit mund të paguajnë në xhiro llogarinë e Fondit për solidaritet 300000001327966 NT 4030984271620 – Banka Komerciale.
Të interesuarit mund të bëjnë donacion prej 100 denarëve me thirrje në numrat e telefonit 075/070/077 143 400.
Donacionet i mjeteve në valutë të huaj mund të transferohen në:
Bank Name: Komercijalna banka AD Skopje
Bank Adress: Ul. Orce Nikolov No.3, 1000 Skopje, Macedonia
Bank Account: 30000000000013325730522-11
Swift Code: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228
“Zjarret të cilat e kapluan rrethinën e qytetit të Athinës në Greqi, kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale të cilat e kanë goditur popullatën, dhe për fat të keq edhe humbjen e jetëve të njerëzve. Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë në kontinuitet është duke e përcjellë situatën dhe do të veprojë në pajtim me udhëzimet e dhëna nga ana e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe”, thuhet në kumtesën e Kryqit të Kuq.