Bruksel, 3 tetor – Kryetarja e sapoemëruar e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejn do të jetojë në 25 metra katrorë në ndërtesën e Komisionit, konfirmuan zëdhënësit e saj.
Ky informacion qarkullon tashmë disa javë në institucionet evropiane, por tani edhe zyrtarisht është konfirmuar nga ekipi i shefes së sapoemëruar të Komisionit Evropian – ajo nuk do të marrë banesë me qira gjatë kohës së mandatit të saj dhe do të jetojë në katin e trembëdhjetë të ndërtesës, në 25 metra katrorë, afër zyrës së saj.
“Duke u nisur prej asaj që janë rritur masat për sigurimin në BE-institucionet, kjo nënkupton se nuk do të jenë të nevojshme masa shtesë për rezidencë të veçantë, ndërsa do të kursejmë harxhimin e karburantit në trafikun e qytetit”, thonë nga shërbimet e saj për mediat.
Fon der Lejn planifikon çdo uikend të kthehet në Hanover ku jeton bashkëshorti dhe shtatë fëmijët e saj.