Washington, 8 nëntor – Në ditën e dytë te qëndrimit ne qytetin Staunton, kryetari i Komunës se Çairit Visar Ganiu i shoqëruar edhe nga delegacioni, vizitoi Qendrën Memoriale të Presidentit Wudro Wilsondhe. Kryetari Ganiu u prit nga drejtuesit e Memorialit me çrast ate e njoftuan me gjithë trashegiminë materiale e arkivore te shtëpisë së Wilsonëve, duke filluar nga faza e hershme e fëmijerisë se Presidentit te ardhshem e deri te dokumentacioni dhe mjetet e punës dhe te transportit të tij. Shtëpia ku kishte lindur Wudro Wilson ka qenë pronë e kishës lokale, por ajo i është dhënë në shfrytëzim babait te tij bashke me familjen, i cili ka qenë pastor i kësaj kishë. Wudro Wilsoni pas lindjes në këtë shtëpi ka qëndruar vetem 16 muaj per shkak të transferimit të babait ne një dioqezë tjetër. Por ai me vonë ishte kthyer herë pas herë madje edhe pasi ishte bërë president, kishte buajtur nje nate aty.
Nga kustosët e muzeut kryetari Ganiu u informua per shume detaje nga jeta e Wudro Wilsonit. Keshtu, bie fjala, Wudro Wilsoni kishte një emër tjetër të femijërisë. Ai quhej Tomas, por te gjithë e thërrisnin Tomi dhe gezonte perkedhelinë e gjithë familjes.
Nga trashëgimia arkivore e Presidentit Wilson u prezantuan nje mori dokumentesh qe dëshmonin angazhimin e tij të vazhdueshëm në kultivimin e barazisë në mes të popujve. Ne ato dokumente kishte edhe korrespodenca të tij me personalitete të ndryshme. Presidenti Wilson ne shumicën e atyre dokumenteve rezultonte të ishte figura kyçe e Konferencës së Paqes ne Paris, më 1919, kurse angazhimi i tij ne favor te të drejtavë te popujve të vegjël u kurorezua me Çmimin e Nobelit për Paqe.
Qendra memoriale e Presidentit Wilson, që perfshinte shtëpinë e lindjes, muzeun dhe librarinë, kishte interesim të madh për tu vizituar, sidomos nga nxënësit dhe studentët. Rëndësia e këtyre vizitave qëndron në faktin se ato ofrojnë nje informacion të dorës së parë për jetën dhe veprën e Presidentit Wudro Wilson. Shume kuriozitete që vizitori i mëson nga këto vizita, paraqesin edhe raste të mira për t’u studiuar nga ata që duan te thellihen pak më tepër në personalitetin e Presidentit Wilson.
Një prej atyre kurioziteteve ishte edhe aftësia e jashtezakonshme e Wilsonit ne oratori, ndonëse ne fëmijëri ai kishte pasur pengesa në pervetësimin finetik të shkrinjave.
Kurioziteti tjeter eshte se ai ishte presidenti i vetem amerikan me titullin e doktorit te shkencace dhe njihet si babai i Administratës publike, ose si themeluesi i bazave te administratës shteterore qe sot e ka Amerika.
E veçanta e kësaj Qendreje është se ajo ruan te freskëta të gjitha gjërat personale te Presidentit Wilson, që nga djepi i fëmijërisë e deri te makina zyrtare e tij, e cila edhe sot është ne gjendje të rregullt. Kryetari Visar Ganiu mbeti tepër i kenaqur nga kjo vizitë dhe falenderoi mikëpritësit për ngrohtësinë dhe korrektësinë e treguar gjatë prezantimit të trashegimisë së pasur nga jeta dhe vepra e Presidentit Wudro Wilson. (Emin Azemi/Washington/Koha.mk)