Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se në periudhën e ardhshme në këtë komunë do të realizohen projektet e shumta.
“Kemi projektin i cili është shumë i rëndësishëm, me vlerë 130 milion euro, kemi investitorin. Bëhet fjalë për fabrikën për kultivimin e salmonit në Port Milenë dhe njëkohësisht ndërtimi i aeroportit në Ulqin i cili do të ketë karakter sportiv, pastaj do të përdoret për aeroplanët kargo në mënyrë që salmoni të transportohet deri në Romë dhe pastaj të shpërndahet dhe aty do të punësohen 500 njerëz”, theksoi Nrekiq në intervistën për “TV Nova M”.
Ai shtoi se administrata lokale do të gjejë investitorin për ndërtimin e kompleksit turistik me pesë yje në malin Mavrian, mbi Valdanos.