Kryetari i shtetit shqiptar/ Bujar Osmani: Po i thyejmë tabutë, imponojmë tema dhe kemi vizion të qartë

72

Shkup, 14 tetor – BDI nuk nxjerrë tema në opinion për të kushtëzuar, thjeshtë po thyejmë tabutë, stereotipet. Ahmeti me paralajmërimin e fundit donte të thotë se shteti nuk humb asgjë kur në pozicione të larta shtetërore ka shqiptarë.

Kështu i është përgjigjur Bujar Osmani, kryediplomat, pyetjes së gazetarit në intervistën e tij të fundit në Kanal5 për deklaratën e Ali Ahmetit se barriera e radhës e partisë së tij është Kryetari i shtetit.

“Idea është të thyhen tabutë. Prandaj thash projekti i BDI-së ishte të gjithë etnitë ta ndjejnë Maqedoninë e Veriut si shtëpinë e tyre. Çka humbi Maqedonia e Veriut me Kryeparlamentarin shqiptar, Talat Xhaferi, është Kryetari më i mirë i Kuvendit që kemi pasur deri më tani. Me hapjen e temave të ngjashme ne sfidojmë, duam të imponojmë tema”, tha mes tjerash Osmani.

Osmani në intervistën e tij në “Vetëm intervistë” ka folur edhe për zgjedhjet e fundit dhe tema tjera nga politika e jashtme si: BE dhe raportet me Bullgarinë.