Prishtina është mposhtur nga skuadra amatore e Gjibraltarit, St Joseph’s në ndeshjen kthyese të fazës kualifikuese të Europa League. Këtë eliminim nuk kanë mundur ta pranojnë lehtë tifozët e skuadrës, pasi që kundërshtari ka qenë një skuadër amatore.
Kryetari i Plisave, Albert Kastrati mendon se Prishtina e ka shitur lojën, bën të ditur Bota Sot, transmeton gazeta KOHA.
“Nuk e meritojnë Plisat nuk e meritojnë qytetaret e Prishtinës me ja hup krenarin klubit tone, un mendoj qe klubi jon e ka shit lojën si brenda si jashtë e dyshimet e mija forcohen edhe ma shumë kur e kemi trajner Josën. Boll moo , Marreeeeeeeeee”, ka shkruar Kastrati në Facebook, përcjellë gazeta KOHA.
Ndryshe, pas kësaj humbje, përfundon edhe ëndrra e tifozëve kosovarë që ta shohin legjendën angleze, Steven Gerrard në Prishtinë.