Shkup, 21 nëntor – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, sot në mëngjes realizoi takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Në takim u bisedua për situatën aktuale politike në vend dhe rajon, për proceset integruese, si dhe për rolin e Shqipërisë në rajon.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dje dhe sot po qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedoni me ftesë të presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov.