Shkup, 22 nëntor – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dërgoi urim me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Përkujtojmë sot 109 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, një datë e kaluarës sonë të lavdishme ku u themelua Alfabeti i përbashkët shqip.
“Populli që kultuvon gjuhën e vet, kultivon edhe vlerat e mirëfillta kombëtare, andaj është obligim i secilit prej nesh që të vazhdojmë misionin tonë kombëtar duke kultivuar vlerat mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë, me çka do të forcojmë bashkëpunimin shpirtëror të shqiptarëve”, thuhet në urimin dërguar nga PDSH-ja.
Prej vitit 2007 shqiptarët e Maqedonisë e festojnë këtë festë të rëndësishme kombëtare si festë shtetërore, me meritë të Partisë Demokratike Shqipëtare