Kryetari i Parlamentit në Zelandën e Re bën dhe “babysitter-in”

Kryetari i parlamentit në Zelandën e Re ka përkundur foshnjën e një deputeti ndërsa udhëhiqte një debat në dhomën e përfaqësuesve. Trevor Mallard, postoi në twitter një foto të tijën, teksa mbante në prehër foshnjën e Tamati Coffey, në karrigen e kryetarit të parlamentit.

Coffey, një deputet laburist, njoftoi për lindjen e të birit, Titanekai Smith Coffey, në korrik. Foshnja ishte lindur përmes një nëne të huazuar dhe është djali biologjik i partnerit të Coffeyt, Tim Smith. Të mërkurën, Coffey mori pjesë në debatin parlamentar me foshnjën e tij, për të parën herë, pas kthimit nga leja e lindjes.

Imaxe

Gjatë seancës, Mallard, baba i tre fëmijëve, mori rolin e babysitterit në të njëjtën kohë me atë të kryetarit. Coffey është deputeti më i fundit që sjell një foshnjë në parlament, duke ndjekur shembullin e politikanëve në të gjithë botën.

Liderja liberal demokrate jo Swinson, që mori pjesë në debat me foshnjën e saj në 2018 dhe senatorja australiane, Larisa Uotwrs, që e ushqeu me gji në parlament foshnjën në 2017, janë disa mes ligjvënësve që kanë pushtuar faqet e para të shtypit. Dhe në shtator të vitit të kaluar, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, bëri historinë duke marrë foshnjën e saj në fjalimin debutues në kombet e bashkuara, në Nju Jork.