Kryetari i Kuvendit Xhaferi u takua me përfaqësuesin e UNICEF-it Perks

20

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot u takua me përfaqësuesin e ri të UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë, Benxhamin Perks. Siç kumtoi pres shërbimi qeverita, Xhaferi i ka dëshiruar Perksit mirëseardhje, punë të suksesshme dhe të frytshme gjatë mandatit të tij. Xhaferi në takimin ka theksuar se Kuvendi është i gatshëm ta vazhdojë bashkëpunimin me UNICEF-in në suaza të Memorandumit për bashkëpunim, me të cilin mundësohet që interesat e fëmijëve të merren parasysh gjatë sjelljes së zgjidhjeve ligjore cilësore në pajtim me Konventën e KB-së për të drejtat e fëmijëve. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, siç qëndron në kumtesë, është i hapur për bashkëpunim me organizatat partnere të UNICEF-it në fushën e përmirësimit të të drejtave dhe statusit të fëmijëve në shoqëri.

Sipas kumtesës, përfaqësuesi i UNICEF-it Perks ka theksuar se UNICEF-i do t’i mbështesë reformat e domosdoshme për integrimin euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë, të cilat kanë të bëjnë në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë biseduar për prioritetet urgjente të kësaj organizate ndërkombëtare në vend, lidhur me çështjen e shkallës së lartë të vdekshmërisë te fëmijët, kyçjen e pamjaftueshme të fëmijëve në arsimin parashkollor lidhur me mesataren evropiane, përkujdesjen e fëmijëve pa prindër të moshës më të re, migrimin, si dhe gjendjen e fëmijëve nga komuniteti i romëve në shtet. Xhaferi dhe Perks janë dakorduar se debati lidhur me këto çështje duhet të vazhdojë edhe në nivel të trupave amë dhe përmes mundësisë për organizimin e debateve publike.

Comments are closed.