Kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Millan Bërglez sot do të ketë fjalim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vend. Bërglez me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake do të pritet në hyrjen kryesore të Kuvendit nga ana e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Pas pritjes Xhaferi dhe Bërglez do të kenë takim.
Në Kuvend, kryetari i Kuvendit të Sllovenisë do të ketë edhe takim të përbashkët me kryetarët e komisioneve për politikë të jashtme dhe për çështje evropiane, Antonio Milloshoski dhe Artan Grubi. Gjatë vizitës, Bërglez do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.