Me rastin e 109 vjetorit të Kongresit të Manastirit – Ditës së alfabetit kombëtar, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
“E një gjuhë të gjithëve na bashkon…”
Të nderuar bashkëkombas,
Urime 109 vjetorin e Kongresit të Manastirit, momentit historik të unifikimit të alfabetit të gjuhës shqipe që vulosi përgjithmonë bashkimin shpirtëror e kulturor të shqiptarëve kudo që ndodhen! Në këtë ditë të madhe për historinë dhe kulturën kombëtare shqiptare duke i përkujtuar breza të tërë të atdhetarëve që sakrifikuan për mbrojten e gjuhës sonë të bukur shqipe, të reflektojmë të gjithë në drejtim të avancimit të vlerave tona të përbashkëta. Themeli i diturisë dhe atdhetarisë sonë është gjuha jonë e bukur!