Kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq dhe e zgjedhura e zemrës së tij, Jelena Braunoviq, Kurorëzimin e fshehtë të shenjtë e pranuan sot në Manastirin e Graçanicës në Kosovë.
Pak para arritjes së farefisit, në oborrin e manastirit piktoresk serb të Graçanicës, arriti dhëndri i veshur me një kostum të zakonshëm për një moment të këtillë solemn.
E zgjedhura e tij Jelena Braunoviq erdhi e veshur me një kombinim të shkëlqyeshëm të modelit tradicional dhe modern – fustan i bardhë nusërie me elemente etnografike – jelek të shkurt dhe të gjatë që janë pjesë e veshjeve popullore malaziase për femra.
Në kishë, ceremoninë e martesës e kreu arkimandriti Hilarion, i cili është zëvendës i Peshkopit të Rashkës dhe Prizrenit Teodisije, i cili megjithatë dërgoi bekimet e tij tek të porsamartuarit.
Gjatë kohës së martesës Hilarioti kujtoi se martesa është një sfidë dhe, megjithëse gjatë predikimit përmendet se gruaja duhet të ketë frikë nga burri, nuk duhet që burri të harrojë që nuk është e krishterë të jetë i dhunshëm dhe se në martesë të dy duhet të respektohen dhe të duhen.
Të sapomartuarit gjatë ceremonisë kanë bartur kurora prej luleve, gjegjësisht kurora me lule të bardha, që gjithashtu paraqet kthim te burimorja, pasi që kurorat metalike ishin të imponuara nga Austro-hungarezët.
Para kishës këndoheshin këngë nga historia dhe tradita e pasur serbe, ndërsa zërin më të bukur përfundimisht e kishte nusja, Jelena e cila megjithatë është mësuese në shkollën “Kiro Gligorov” të Shkupit, por këngës ia tha edhe kryetari i komunës, i shtyrë nga atmosfera festive të cilën e plotësuan edhe mysafirët dhe nikoqirët nga Graçanica, të veshur me kostume që i përkisnin historisë mesjetare serbe.
Në fund të ceremonisë martesore edhe dhëndri veshi veshje tradicionale popullore serbe.
Të sapomartuarit dhe mysafirët pas kësaj shkuan për drekë në restorantin elitar në Graçanicë. Para disa ditëve kryetari i komunës Bogdanoviq paralajmëroi se duke patur parasysh faktin se dasmat në Maqedoni janë të ndaluara për shkak të pandemisë nga koronavirusi, kur do të ketë kushte me Jelenën do të bëjnë dasmë edhe në Shkup për të afërmit dhe miqtë e tyre.
Siç mund të shihet nga fotografitë, mysafirët në dasmën e Bogdanoviqit nuk kanë mbajtur maska gjatë tërë ceremonisë në Graçanicë, edhe pse në Kosovë dhe në të gjitha vendet e rajonit dhe Evropës, mbajtja e maskave është e obligueshme, si dhe mbajtja e distancës.
Në Kosovë këtyre ditëve pandemia është me përmasa më të vogla, gjegjësisht për dallim nga vendet e tjera të rajonit ende në bazë ditore ka numër dyshifror të të infektuarve të rinj.
Për hyrje në Kosovë nuk është i nevojshëm PCR testi për qytetarët e Maqedonisë dhe anasjelltas.