Tiranë, 24 janar – Kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel sot do të qëndrojë për vizitë pune në Shqipëri.
Ai do të takohet me kryeministrin, Edi Rama, me të cilin më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp, ndërsa më pas njeriu i parë i Këshillit të Evropës do të udhëtojë për në Shkup.
Vizita e Mishel në Shqipëri ndodhë një javë pas vizitës së Eurokomesarit për Politikë Fqinje dhe Negociata, Oliver Varheji dhe pritshmëritë për marrjen e vendimit për fillimin e negociatave me BE-në.
Varheji në Tiranë e përsëriti qëndrimin pozitiv të Komisionit për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se shpreson që negociatat të fillojnë para Samitit në Zagreb.
Mishel në Tiranë vjen edhe në prag të konferencës së donatorëve për sanimin e pasojave të tërmetit shkatërrues që e goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit të vitit të kaluar. Konferenca do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt.