Shkup, 18 shtator – Kryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut z.Muhamed Sejdini i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Çairit z. Visar Ganiu, qëndruan për vizitë zyrtare në Komunën e Studeniçanit, të cilët u mirëpritën nga kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiki.
Temë e bisedës ishte bashkëpunimi i FFM-së dhe Komunës së Studeniçanit për realizim të projekteve konkrete për zhvillimin e sportit në Komunën e Studeniçanit.