Shkup, 4 nëntor – Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, u bë anëtari i ri asociacionit kombëtar të UEFA-s.
Ky komision është trup i cili vendos për çështje të rëndësishme me futbollin evropian dhe i rregullon marrëdhëniet mes asociacioneve anëtare të UEFA-s dhe shtëpisë evropiane të futbollit.
Nga FFM thonë se kyçja e Sejdinit në një prej trupave më të rëndësishëm të UEFA-s është konfirmim për rolin e rëndësishëm të cilin federata e ka në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe do të paraqesë përforcim të bashkëpunimit me asociacionet tjera të futbollit.
Kryetari i Komisionit të Asociacioneve kombëtare është Servet Jardimçi, udhëheqës aktual i asociacionit turk të futbollit ndërsa në Komision janë gjithsej 15 anëtarë.(koha.mk)