Kryeministri Ramush Haradinaj në radhët e këshilltarëve e ka shtuar edhe Erolld Belegun, kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës. Edhe pse nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar, Belegu nga sot është prezantuar këshilltar i Haradinajt. Belegu është parë sot në takimin e kryeministrit me të ngarkuarin me punë të Katarit në Shqipëri, jo rezident në Kosovë, Hashim Ibrahim Al-Sada, shkruan lajmi.net. Belegu po ashtu e ka shoqëruar Haradinajn edhe në vizitën bërë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. “Kryeministri Haradinaj në vizitën e parë në UP, që nga ardhja e tij në detyrë, ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit z. Muharrem Nitaj, këshilltarët: z. Erolld Belegu dhe z. Luan Jaha, si dhe kolegë të tjerë”, thuhet në njoftimin e UP-së.