Kryetari i komunës së Demir Hisarit, Marjanko Stojanovski, është thirrur në stacion policor për bisedë informative, informon MPB.
Burime nga hetimet informojnë se Stojanovski është thirrur në bisedë informative për shkak të një videoje të publikuar në opinion, ku ai publikisht kërcënon punonjësit e shkollave duke ju thënë se ai është duke i përgjuar bisedat e tyre telefonike.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më shumë detaje rreth rastit do të jepen ditën e nesërme.