Shkup, 1 qershor – Kryetari i Çairit, Visar Ganiu në profilin e tij në Fejsbuk bëri të ditur se është në vetizolim pasi kishte pasur kontakte me një person i cili është pozitiv në Kovid-19.
“Do ta shfrytëzoj mundësinë përmes kësaj forme të komunikimit me ju, të ju informoj dhe të ndaj me ju shqetësimin për mënyrën se si po zhvillohet situata me virusin korona. Njëkohësisht dua të ju bëj me dije se këtyre ditëve kam pasur kontakt me person i cili ka rezultuar pozitiv ndaj testimit për Kovid-19, prandaj që nga ky moment do të qëndroj në vetizolim dhe do të veproj sipas protokolleve të institucioneve përkatëse shëndetësore”, shkroi Ganiu.
Ai iu bëri thirrje qytetarëve për kujdes, respektim të masave dhe trajtim serioz zë kësaj problematike sepse, siç tha, gjendja nuk është aspak e mirë dhe gjithnjë ekziston mundësia që të bëhet edhe më keq.