Shkup, 6 maj – Kryetari i BERZH-it, Sër Suma Çakrabarti sot do të qëndrojë në vend në kuadër të vizitës rajonale në Ballkanin Perëndimor, si përgatitje para Asamblesë vjetore të BERZH-it që do mbahet javën e ardhshme në Sarajevë.
Gjatë qëndrimit ai në vend do të takohet me përfaqësues të Qeverisë dhe të komunitetit të biznesit.
Kjo është vizita e parë e kryetarit të BERZH-it pas miratimit të emrit të ri në vend, të cilën, siç qëndron në kumtesë, Banka e konsideron si hap pozitiv drejt tërheqjes së investimeve në rajon.
Çakrabarti do të takohet me kryeministrin, Zoran Zaev, me zëvendëskryeministrin Koço Angjushev dhe me ministrin e Financave, Dragan Tevdovski, ndërsa do ta vizitojë edhe Skopje Siti Moll-in, qendrën e parë tregtare të financuar nga BERZH-it në Maqedoninë e Veriut.
Kryetari i BERZH-it, theksojnë në kumtesë do të konfirmojë përkushtimin e Bankës lidhur me investimet e mëtutjeshme në vend dhe në Ballkanin Perëndimor. Do ta theksoj edhe pozicionin e Bankës, si partner strategjik të Maqedonisë së Veriut, e cila deri më sot është investitor udhëheqës institucional me investim 1.9 miliardë euro në 150 projekte.
Banka me aktivitetet e saj në Maqedoninë e Veriut fokusohet në mbështetje të zhvillimit konkurrent në sektorin privat, përforcim të sigurisë dhe qëndrueshmërisë së energjisë, si dhe në mbështetje të ndërlidhjes dhe integrimit rajonal.
Vitin e kaluar, siç qëndron në kumtesë, BERZH-i i intensifikoi aktivitetet në Ballkanin Perëndimor, duke investuar mbi 1.1 miliardë euro në 76 projekte. Banka planifikon ta mbajë apo ta rrisë për një nuancë nivelin e investimeve të deritanishme rajonale, theksojnë në kumtesë.