Athinë, 24 janar – Shpallje të referendumit në Greqi për çështjen për emrin do të ishte gabim katastrofik, deklaroi prefekti i Athinës Jorgos Kaminis. Konsideron se zgjidhja për kontestin me Shkupin duhet të jetë gjithëpërfshirëse, e jo e fokusuar vetëm tek emri. Protestën e paralajmëruar në Athinë nuk e mbështet, por do të japë leje për mbajtje të saj.
Në deklaratë për radion greke “Tema 104,6”, Kaminis thotë se edhe pse sipas anketave, shumica e grekëve mbështesin referendum, mbajtja e tij do të ishte e gabueshme, dhe në vend të kësaj nevojitet konsensus i gjerë politik dhe nacional.
“Udhëheqësia e përgjegjshme politike duhet të sjellë vendime institucionale dhe t’i udhëheqë njerëzit. Qeveria duhet të sjellë iniciativë për krijim të konsensusit nacional për çështjen që e tangon vendon tanimë 25 vite. Problemi i kushtonte Greqisë tejet shtrenjtë në politikën e jashtme, posaçërisht në Ballkan dhe Evropë. Për këtë arsye gjërat duhet të qetësohen”, deklaroi prefekti i Athinës.
Porosit se duhet të shihet se çka do të dalë nga takimi i sotëm i kryeministrave Cipras dhe Zaev në Davos. Si gabim e vlerëson edhe atë që Cipras për përmbajtjen e negociatave në Shkup e ka informuar Kishën, e jo liderët politik.
Lidhur me protestën e paralajmëruar në Athinë më 4 shkurt thotë se është e panevojshme dhe nuk e mbështet, por që do ta lejojë.
“Kjo është protestë politike dhe unë sipas Kushtetutës janë i obliguar që të japë leje që njerëzit publikisht ta theksojnë qëndrimin e tyre. Por, protesta nuk do të ndihmojë për shkak se do të jetë keqpërdorim nga e djathta ekstreme”, deklaroi Kaminis.