Kryetarët e bashkive të qyteteve më të mëdha të Kroacisë do të zgjidhen në raundin e dytë të zgjedhjeve për dy javë, pasi asnjë prej kandidatëve dje nuk arriti të fitojë më shumë se 50 për qind të votave në zgjedhjet lokale.
Në Zagreb, forcat në raundin e dytë do t’i masin kandidati i koalicionit të majtë të gjelbër Tomislav Tomasheviq (39), i cili është një fitues bindës në raundin e parë me 45,15 për qind të votave (147.631 vota) dhe i dyti Miroslav Shkoro (59) nga lëvizja e djathtë Atdheu me 12,16 për qind të votave (39,789).
Lista e partisë “Mundemi”, e cila është platforma e lëvizjeve lokale të majta dhe të gjelbërta, fitoi më shumë vota për kuvendin e qytetit të Zagrebit – 41 për qind dhe fitoi 23 nga 47 vende. Pritet koalicion me Partinë Social Demokrate, e cila fitoi pesë vende. “Mundemi” fitoi më shumë vota në 16 nga 17 rrethet në Zagreb.
Kryetar të ri do të marrë edhe Spliti, ku surprizë u përgatit nga kandidati i Qendrës, Ivica Pulak, i cili hyn në raundin e dytë si i rendituri i parë. Pulak fitoi 26,82 për qind të votave (17,500), ndërsa kandidati i dytë i renditur i Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ), Vice Mihanoviq, fitoi 23,23 për qind (15,159).
Në Rieka në raundin e dytë hyri kandidati Marko Filipoviq nga SDP me 30,25 për qind të votave dhe kandidati i grupit të qytetarëve Davor Shtimac me 16,10 për qind.
Në Osijek, Ivan Radiq nga HDZ realizoi një fitore të madhe me 38,69 për qind, por do të duhet të luftojë në raundin e dytë me Berislav Mlinareviq, mbështetur nga “Lëvizja Atdheut” dhe “Most”, me 19,63 për qind të votave.
Qytetarët duhet të zgjedhin gjithsej 425 këshilla komunal dhe 127 qytetar, 20 asamble qarku dhe Kuvendit e qytetit të Zagrebit, kryetarë komune, kryetarë bashkish dhe qarqesh dhe 70 zëvendës të tyre nga pakicat kombëtare dhe dhjetëra nga populli kroatë në komunat ku kroatët janë pakicë.