Shkup, 17 mars – Kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave të komunave mund t’i ushtrojnë kompetencat e tyre deri në përfundimin e afatit të caktuar me Kodin Zgjedhor, gjegjësisht deri në fund të gjysmës së parë të majit, qëndron në mendimin e Ministrisë së Drejtësisë, të cilën për shkak situatës së krijuar së dalë nga mungesa e kushteve për shpalljen e zgjedhjeve lokale në afatin ligjor e kërkoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. “Në pajtim me mendimin e Ministrisë së Drejtësisë, kryetarët aktual të komunave dhe anëtarëve të këshillave të komunave mund t’i ushtrojnë kompetencat e tyre të konfirmuara me ligj deri në përfundimin e afatit të caktuar në nenin 16 paragrafi (1) nga Kodi Zgjedhor, gjegjësisht deri në përfundimin e gjysmës së parë të majit, me qëllim që të sigurohet mbrojtje e së drejtës kushtetuese të garantuar të qytetarëve në vetëqeverisjen lokale përmes sigurimit të ushtrimit të vazhdueshëm të kompetencës nga ana e organeve të komunës (kryetarin e komunës dhe këshillin)”, theksohet në kumtesën nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Nga Ministria theksojnë se Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë në nenet 114 dhe 115 e garanton të drejtën e qytetarëve të vetëqeverisjes lokale , si dhe të drejtën e e tyre drejtpërdrejtë dhe përmes përfaqësuesve (anëtarëve të këshillave), pjesëmarrje në vendosjen për çështje nga rëndësia lokale.