Shkup, 7 prill – Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) në periudhën nga 2 deri më 5 prill ka kryer 66 kontrolle të jashtëzakonshme inspektues në Institucionet shëndetësore nëpër tërë shtetin me ç’rast konstatoi se kryesisht respektohen masat nga sfera e marrjes së mbrojtjes personale shëndetësore të punonjësve shëndetësorë, informoi drejtoresha e ISHSSH–së, Iirinka Sotirova.
Ajo në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri paralajmëroi se ISHSSH-ja do të vazhdojë me kontrolle intensive dhe me sanksionimin e mosrespektimit të masave nga ana e punonjësve shëndetësorë të cilët nuk i përmbahen protokolleve për punë.
“Të gjithë që çdo ditë kontribuojnë për ofrimin e mbrojtjes shëndetësore të popullatës janë të nevojshme pa kusht, të nevojshme dhe të drejtuara para kësaj sfide të madhe. Apeloj maksimalisht t’i respektojnë protokollet për përdorimin e mjeteve për vetëmbrojtje personale, sepse me sjellje e tyre së pari e mbrojnë veten, më pas i mbrojnë të afërmit e tyre dhe mbesin të aftë që të luftojnë për jetët e pacientëve”, ka thënë Sotirova dhe u tha qytetarëve t’u besojnë mjekëve dhe personave mjekësorë të cilët në këto momente të vështira e japin maksimumin prej vetes në luftën me koronavirusin.
Theksoi se në takimin e djeshëm të 17-të të Shtabit të përgjithshëm koordinativ të krizës për sigurimin e koordinimit të plotë lidhur me parandalimin e futjes dhe përhapjes së koronavirusit, kujdes i veçantë i është kushtuar mbrojtjes së punonjësve shëndetësorë dhe për sigurimin e kushteve për mbrojtje maksimale në punën e tyre të përditshme në përballjen me pandeminë.
Nga takimi, potencoi, doli e dhe apeli që punonjësit shëndetësorë ta sjellin pajisjen dhe ta mbrojnë veten dhe të gjithë rreth tyre.
Në përgjigje të pyetjes , Sotirova theksoi se sistemi shëndetësor në vend në këtë moment është konsoliduar dhe fuqishëm qëndron dhe e kontrollon tërë punon e ISHP dhe IPSH në territorin e tërë shtetit.
“Pasi bëhet fjalë me materie të gjallë në bazë ditore janë të mundshme edhe probleme individuale nga lloji organizativ, megjithatë zgjidhen në bazë ditore”, ka thënë Sotirova.