Prioritet i yni janë mjekët, ndërsa kjo do të thotë se edhe pacientët për ne janë njejtë të rëndësishëm, deklaroi sot kryetarja e sapozgjehdur e Odës së mjekëve të Maqedonisë, kalina Grivçeva – Stardellova. Ajo paralajmëroi ndryshime në statutin e punës së Odës së mjekëve dhe intensifikim të Ligjit për veprimtari të mjekëve, që, siç theksoi, duhet të zbatohet në Kuvend dhe sa më parë të miratohet.
Theksoi se do ta formojnë ekipin i cili do të punojë më tutje në të gjitha instancat e Odës së mjekëve, më pas do të bëjnë revizion të asaj që është punuar deri më tnai, në mënyrë që kolegët e tyre nga Kuvendi t’u prezantojnë çka ka ndodhur deri më tani, që do të ndodhë prej tani. Zëvendëskryetari i Odës së mjekëve, Ylber Besimi tha se një prej qëllimeve të tyre në kryesi është të parandalohet vala e doktorëve të rinj që po ikin nga shteti dhe për atë qëllim, në afat sa më të shkurtë të miratohet Ligji për veprimtari tëp mjekut me ndryshime në Ligjin për arsim të lartë dhe në pjesën e specializimeve.
Theksoi se sistemi elektronik “Termini im” duhet të pësojë ndryshime, si edhe çdo sistem tjetër të evoluojë dhe të përmirësohet fillimisht në drejtim të përmirësimit të dhënies së shërbimit shëndetësor ndaj pacientëve dhe në ruajtjen e dinjitetit të mjekëve. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve rreth rritjes së rrogës mesatare, ai theksoi se propozojnë një zgjidhje mjaft solide dhe mirë të qëndrueshme e cila shpreson shumë shpejt do të pranohet nga autoritetet shëndetësore.