Shkup, 5 mars – Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, i cili gjendet për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë ditës së djeshme kishte takime në Shtabin e Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së në Pentagon.
Në Pentagon, kumtoi sot Zyra për marrëdhënie me opinionin në SHM, gjenerali Gjurçinovski është takuar me drejtorin e Gardës kombëtare të Armatës së SHBA-së, gjeneral nënkolonelin Timoti Kadevi, me kryeshefin e shtabit të Armatës së SHBA-së gjeneral Mark Mejli dhe me kryeshefin e shtabit të Drejtorisë për strategji, politikë dhe planifikim të Shtabit të Përbashkët, Admiralin Redm O’Konor.
Në takim me gjeneralët Gjurçinovski dhe Kadevi kanë biseduar për aktivitetet e përbashkëta në bashkëpunimin ushtarak 25 vjeçar që e kemi me Gardën Kombëtare të Vermontit, e cila sipas rezultateve të arritura gjendet mes vetë majës së programit të partneritetit për bashkëpunim të SHBA-së. Nga ana e gjeneralit Gjurçinovski është shprehur falënderim për mbështetjen e deritanishme dhe ndihmën në proceset tona të deritanishme integruese.
Në takim me gjeneralin Mark Mejli, i cili është nominuar si kryeshef i ardhshëm i Shtabit të përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së, është theksuar vlera e aktiviteteve të përbashkëta trajnuese dhe stërvitja në nivelin e arritur të interoperabilitetit me procedurat e NATO-s.
Si vërtetim i bashkëpunimit të përbashkët ushtarak është theksuar performanca e ardhshme e stërvitjes ushtarake të përbashkët të madhe “Goditje e shkëlqyer”, në të cilën do të prezantohen standardet tona të arritura në kryerjen e aktiviteteve si partner i barabartë i NATO-s.
Para admiralit O’Konor, si më përgjegjës për planifikimin e Shtabit të Përbashkët, qëndron në kumtesë, është prezantuar procesi i transformimit dhe planeve për modernizim të Armatës deri në vitin 2028, si dhe aktivitetet e planifikuara të cilat na paraprijnë si anëtare me të drejtë të plotë në Aleancën e NATO-s.
Siç është paralajmëruar në ditët e ardhshme gjenerali Gjurçinovski do të realizojë takim me drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim Mbrojtës të Sigurisë, gjeneral nënkoloneli Çarls Huper, ndërsa do ta vizitojë edhe Vermontin, ku do të mbajë takim me komandantin e sapoemëruar të Gardës kombëtare të Vermontit, kolonelin Gregori Najt. Të premten delegacioni do të marrë pjesë në solemnitet ushtarak me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës së komandantit të Gardës kombëtare të Vermontit.