Shkup, 13 shtator – Një delegacion i lartë i trupit revizor për revizionin e fondeve IPA nga Republika e Maqedonisë Veriore sot realizoi vizitë pune në Helsinki, Finlandë.
Gjatë vizitës kryerevizori Adem Curi i cili e udhëheqë delegacionin dhe anëtarët Liman Muhaxhiri, zëvendës-revizorikryesor dhe Ivan Ignjatova, ndihmës-kryerevizore, realizuan takim me drejtorin e Trupit revizor për revizionin e fondeve të BE-së Kari Ruvinen, drejtor i revizionit financiar Jari Sanaskoski dhe këshilltari i çështjeve ekonomike në Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Helsinki, Vesna Peka Putanen.
Në takimet u diskutua për qasjen e revizionit dhe metodologjinë për revizion të fondeve të BE-së dhe hapat e ardhshëm për përforcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe rolin e Finlandës si kryesues i ri me Këshillin e BE-së dhe afirmimet e Republikës së Maqedonisë Veriore për marrjen e statusit të anëtarit të plotfuqishëm të BE-së.