Pas shkëlqimit të xhudistëve tona në turneun Grand Prix, në Tashkent të Uzbekistanit, ku Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi fituan medalje të arta, ndërsa Nora Gjakova të argjendtën, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Driton Kuka pa bërë një postim shumë domethënës në profilin e tij në Facebook. Ai ka shkruar se shteti i Uzbekistanit tashmë i ka kuptuar vlerat e shtetit që nuk e njeh, duke aluduar në triumfet e xhudistëve kosovare.
Ky është postimi i Driton Kukës:
Uzbekistan Grand Prix … Tri finaliste – dy të arta për Kosovën një e argjendtë!
Distria e artë 48 kg 700 Pikë
Majlinda e artë 52 kg 700 Pikë
Nora e argjendtë 57 kg 490 Pikë
Kryeqyteti i një shteti që ende se njeh Kosovën goxha mirë u njoftua me vlerat tona sot!