Kryeprokurori saudit u largua nga Turqia

0

Kryeprokurori i Arabisë Saudite, Saud al-Mojeb, largohet nga Turqia, i cili ishte për vizitë në kuadër të hetimit mbi vrasjen e gazetarit saudit të Washington Post, Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).

Al-Mojeb i cili erdhi në sallën Vip të aeroportit Ataturk, nuk iu përgjigj pyetjeve. Ai në orën 18:05, sipas kohës lokale, u nis për në Arabinë Saudite.

Jamal Kashoggi, gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” dhe bashkëpunëtor i gazetës “Al Watan” që paraqet platformën kryesore të reformistëve sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e Kashoggit, autoritetet e Arabisë Saudite më 20 tetor pohuan se Kashoggi është vrarë gjatë një sherri në konsullatë.

Hetimi mbi vrasjen edhe më tej është në vazhdim, ndërsa hetuesit synojnë gjetjen e mbetjeve mortore të Kashoggit dhe vërtetimin e përgjegjësve për vrasjen.

Comments are closed.