Michael Schumacher ‘ndjen se njerëzit që e duan i ka përreth’ pasi gjendet në koma pas aksidentit që e pësoi pesë vite më parë, ka zbuluar një kryepeshkop gjerman. Kryepeshkopi Georg Gänswein ka folur për vizitën emocionale në shtëpinë e kampionit të shtatëfishtë të Formula 1 në verën e vitit 2016, përcjell Periskopi. Sipas kryepeshkopit, fytyra e Schumacher ‘është bërë pak më e plotë’, por pamja e tij nuk ka ndryshuar.
”U ula përballë tij, e kapa me dy duar dhe e shikoja”, tha udhëheqësi 62 vjeçar i katolikëve. ”Ai e kupton se njerëzit e dashur janë rreth tij, duke u kujdesur për të dhe, falënderoi Perëndinë, duke e mbajtur publikun në enigmë”, ka treguar Georg për Bild.
Shtatëherë kampioni i Formula 1 ishte duke skiuar me djalin tij Mick në Meribel në Alpet franceze më 29 dhjetor 2013, ku edhe u aksidentua, duke vazhduar gati tash e pesë vite të qëndroj në komë.