Policia greke ka vënë në pranga 27 grabitës me shtetësi shqiptare. ‘Superbanda’ e organizuar nga shqiptarët kishte në përbërjen e saj shtetas bullgar, gjeorgjianë, nga Bangladeshi por edhe Greqia. Media greke nuk bën me dije ende emrat e grabitësve shqiptarë, por saktëson se zonat ku hajdutët godisnin më së shumti, ishin metrotë dhe aeroportet. Efektivët e policisë kanë deklaruar se në kërkim janë shpallur edhe 18 persona të tjerë. Në bazë të hetimeve, “superbanda” grabiste deri në 15 herë në ditë, duke akumuluar shifra deri në 3500 euro dita. Paratë dhe sendet e vjedhura vinin drejt Shqipërisë me autobus për t’u shitur. Policia vijon ende hetimet për të hedhur dritë të plotë mbi këtë bandë me dhjetëra hajdutë.